Një gjarpër gjigant i gjatë rreth 4,3 metra ka tmerruar banorët e qytetit të Inverclyde në Skoci. Ky gjarpër është filmuar nga qytetarët dhe është hedhur në mediat sociale, ku shihet i shtrirë në bar, më pas shihet ngjitur në një fugon para se të vinin oficerët e mirëqenies së kafshëve për ta marrë me vete.

Më vonë policia e Skocisë lajmëroi se e kanë kapur gjarprin 4.2 metra dhe tani nuk përbën rrezik për njerëzit. Ai është duke u ekzaminuar dhe kujdesur në një qendër veterinare.

Një zëdhënës i Policisë në Skoci gjatë një deklarate ka shprehur se ka pasur një numër raportesh të tjera të ngjashme me këtë, ku disa gjarpërinj gjigandë janë parë në komunitetin lokal.

Disa oficerë kanë dalë në terren për të vrojtuar gjarpërinjtë e mëdhenj në këtë zonë. Një inspektor këshillon të gjithë që mund të shohin një gjarpër të njoftojë policinë dhe të mos i afrohet. Ai shprehet se është e paqartë se çfarë race gjarpri janë krijesat që po enden nëpër rrugë. /tvklan.al