Në bashkëbisedimin e tij virtual me mbështetësit, Sali Berisha e akuzon Edi Ramën se po përgatitet të manipulojë votën e emigrantëve.
“Më vijnë sinjale se kanë filluar blerjen e votës.”
Për kryedemokratin, që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira e të ndershme, duhet që ato të organizohen nga një qeveri teknike, e cila është i bindur se do të pranohet nga Edi Rama.
“Edi Rama është i detyruar të firmosë krijimin e një qeverie teknike dhe të hapë rrugën për rotacionin e pushtetit.”
E për të arritur tek plotësimi i kësaj kërkese të Opozitës për Kryeministrin, Berisha thotë se mosbindja civile do të duhet të vazhdojë.
“Kur demokratët të angazhohen në një lëvizje të qëndrueshme, në bllokime të qëndrueshme, në grava dhe në protesta të qëndrueshme, Edi Rama nuk mund të rezistojë kurrë.”
Berisha e akuzon kundërshtarin e tij se nuk ka bërë asgjë për pensionistët dhe pagat minimale që premton se do të jetë 500 Euro kur demokratët të vijnë në pushtet. Por sipas tij, Rama me vetëdije ka rritur pagat për disa institucione të drejtësisë me synimin për t’i kapur ato.
“Rrogat e “skapistëve” janë të larta se rroga e kardinalëve në Vatikan.”
Pjesë e programit ekonomik të PD, Berisha siguron se do të jetë rikthimi tek taksa e sheshtë 9 për qind.
Tv Klan