Pushimet jo gjithmonë janë argëtuese, kanë edhe zënka, madje të forta. Një çift në Karaibe është filmuar duke u grindur jashtë një hoteli teksa po përpiqeshin të gjenin një makinë.
Gjatë debatit mes tyre, gruaja i hedh burrit celularin nga dora. Në atë moment, burri reagon ashpër dhe e shtyn me forcë në tokë. Sherri mes tyre vazhdoi edhe për disa çaste, teksa burri nuk tërhiqej nga sjelljet e tij të dhunshme. Pamjet flasin vetë. /
tvklan.al