Një telefonuese e programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan shkaktoi plot të qeshura në studio. Duke iu bashkëngjitur temës së ditës nëse do të bënte pushime pa fëmijët, telefonuesja tregoi se ka dy vajza e një djalë. Vajza e madhe është 23 vjeçe ndërsa djali 2.
Për telefonuesen, pushimet vetëm me partnerin, një shkëputje qoftë edhe një ditë është shumë e nevojshme, por bashkëshorti nuk ia realizon dëshirën.
Katerina Trungu: Ti, me fëmijët normalisht ke bërë pushime, por pa fëmijët a e ke marrë këtë vendim, sidomos me këtë të voglin?
Telefonuesja: Oh sa i dua, sikur edhe një ditë të vetme!
Katerina Trungu: Po bëji!
Telefonuesja: Një ditë të vetme, por nuk do ai.
Katerina Trungu: Nuk do partneri, nuk do bashkëshorti.
Telefonuesja: “Jo, jo”, thotë, “nuk mund të rrimë dot pa djalin”. I thashë vetëm një ditë dua të jem larg, dua të jem larg të gjithave, vetëm një ditë.
Katerina Trungu: Po si s’ta plotësoka kaq gjë?
Telefonuesja: Nuk rri dot ai pa çunin se dy të mëdhatë i kam goca.
Katerina Trungu: Po sikur të lësh çunin me të dhe udhëto një ditë, dy ditë me një shoqen tënde, me motrën, me mamin, me të afërme, kushërira, nuk e di?
Telefonuesja: Nuk është nga ata burra që mban çunin ai.
Katerina Trungu: Nuk do t’i mbante dot vetë. Epo kot e paska që nuk rri dot pa çunin se ti i mbake prapëseprapë!
Telefonuesja: Ai nuk rri dot pa çunin, por edhe pa mua jo.
Katerina Trungu: Tani pyetja është kjo: ti që e ndien këtë nevojën kaq të madhe, e ndien si pasojë e lodhjes tënde apo se ke nevojë të rrish edhe me partnerin?
Telefonuesja: Shiko, unë jam 43 vjeç dhe kam shumë nevojë të rri vetëm me tim shoq, por kam shumë nevojë të jem larg fëmijëve. Dua të jem larg këtyre punëve të përditshme./tvklan.al