Në makinë ka përfunduar brenda një dyqani në qytetin e Vlorës mëngjesin e së enjtes.
Nuk dihen ende rrethanat e këtij aksidenti, por sipas policisë ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Kryqëzimi i 7 Pallateve”. Për pasojë është plagosur shitësi i dyqanit, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin.
/tvklan.al
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në rrugën ”Sulejman Delvina”, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i 7 Pallateve”, ka ndodhur një aksident.
Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip Benz, i drejtuar prej shtetasit E.D., 42 vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me dyqanin e shtetasit E.B., i cili në atë moment ishte duke hapur qepenin e dyqanit.
Shtetasi E.B., ka shkuar në Spiatal për ndihmë mjekësore, por jo si pasojë e ndonjë dëmtimi të aksidentit por sepse ka pasur probleme kardiake.
Ka vetëm dëme materiale.Specialistët e Policisë Rrugore kanë vijuar procedurat administrative ndaj shtetasit E.D., sipas procedurave standarte.