Ankandet ndërkombëtare kanë ngjallur gjithnjë kuriozitet jo vetëm për të pasurit.
Elona Varfi, shqiptarja e cila prek nga afër ankandet zbuloi objektet që kërkojnë përgjithësisht shqiptarët. Ajo tha se bizhutë, pikturat dhe çantat luksoze me lëkurë krokodili janë objektet që kërkojnë përgjithësisht shqiptarët.
“
Çantat e luksit të “Hermes” në nivelin me lëkurë krokodili, shumë të shtrenjta që nuk gjenden kollaj janë një nga kërkesat e shqiptarëve. Duhet praktikisht të kesh akses tek “Hermes”, për t’i patur këto çanta, por nëse nuk e gjen në “Hermes” e gjen në ankand shumë të mirëmbajtur ku vlera e saj sa vjen edhe rritet. Kam patur kërkesa për çanta të rralla, për piktura dhe për bizhuteri të shtrenjta, unaza me diamant, etj
”, tha Elona Varfi.
/tvklan.al