Hetem Ramadani është ndër njerëzit që ka bërë kapërcime të mëdha në jetë.
Ai ka shënuar arritje rekord në fushën e biznesit. Ramadani ishte sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan nga ku rrëfeu historinë e tij dhe punën e parë që ka bërë.
Ai tha se puna e parë që ka bërë ka qenë bari i dhenve të babait të tij dhe se për këtë nuk është paguar. Gjatë emisionit Ramadani tregoi me shifra disa nga transaksionet që kompanitë e tij kanë nënshkruar teksa tregoi shifrën marramendëse 100 bilion dollarë si kontratën më të madhe nënshkruar ndonjëherë.
“
Unë kam bërë një transformim të qenies time dhe nuk merrem me ato që kam, por kush jam. Ato që kam blerë i kam harruar. Një nga kompanitë ka bërë 600 milionë transaksione për një vit. Kam nënshkruar kontratë me firmën më të madhe në botë “China Railway”, 100 bilion dollarë që është kontrata më e madhe nënshkruar ndonjëherë. Unë kam vënë 34 punëtorë të një prej kompanive të meditonin për 1 orë me sy mbyllur dhe i kam stimuluar se nëse meditonin merrnin dyfishin e pagës
”, tha Ramadani.
/tvklan.al