“C’est la vie” është spektakli më i ri në Tv Klan i cili pritet të startojë këtë të dielë.
“Jo vetëm modë” nuk kishte si të mungonte në studion gjigante ku përgatitjet janë drejt fundit për premierën e madhe.
Skenaristi dhe tekstshkruesi Pandi Laço në një prononcim për “Jo vetëm modë” rrëfeu arsyen e rikthimit të “C’est la vie” teksa tha se është patentë krejtësisht origjinale.
“Vendosëm të rikthenim “C’est la vie” pas 10 vitesh dhe ishte një guxim pasi është një patentë fare origjinale. Në “C’est la vie” do të këndojë një personazh i njohur nga një fushë e caktuar me një këngëtar profesionist. Për herë të parë ne po tentojmë të kënduarit “live” me orkestër dhe është një hap i ri për Tv Klan pasi është një orkestër gjigande dhe është bërë një punë e detajuar për ta sjellë emocionin e artistëve tek publiku. Kemi zgjedhur të dielën dhe kemi guxuar. Marinën e kam njohur pak, por është kënaqësi të punosh me të. Ajo është një vajzë që të shikon në sy dhe të dëgjon, është shumë komode dhe besoj do t’ia dalim me sukses”,
tha Pandi Laço.
Ndërkohë kompozitori Adi Hila shtoi se me këtë spektakël Tv Klan ka goditur në shenjë.
“Them që kemi goditur në shenjë me prezantuesen, me artistët, orkestrën etj pasi gjithçka do të jetë live”,
tha Hila./tvklan.al