Mbi 13 mijë gjoba brenda një jave në vend. Policia bën me dije se janë proceduar penalisht 13 persona për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor.


Njoftimi i plotë i Policisë:

Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, për vepra penale të ndryshme, në fushën e qarkullimit rrugor.  Janë vendosur 13 578 masa administrative:

•34 masa për xhama të zinj.

•1447 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

•452 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

•1147 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

•5 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

•7169 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

•22 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

•38 raste për tejkalim shpejtësie.

•13 automjete u bllokuan, ndër të cilat 4 me targa të huaja.

/tvklan.al