Mjalti është një burim shumë i mirë energjie. Konsumi i tij është forma më e mirë e përftimit të energjisë në mënyrë natyrale.

Disa lugë në ditë janë kura më e mirë natyrale për probleme të ndryshme. Ai është një antioksidant shumë i fuqishëm dhe në këtë mënyrë ndikon drejtpërdrejt në sistemin imunitar duke e përforcuar atë, veçanërisht i përzier edhe me limon.

Sot në rubrikën “me duart e Kristit” në emisionin “Kush vjen për drekë”, foodblogerja Kristi Janku tregoi për të gjithë disa maska për fytyrën me bazë mjaltin.

Mjalti ka veti antibakteriale dhe shëruese dhe mund të shërojë plagë, ekzema të ndryshme apo deri në puçra të fytyrës.

-Maska me mjaltë dhe arrë mëskat është ideale për personat që kanë puçra në fytyrë.

-Maska me mjaltë dhe lëng limoni për personat të cilët kanë shenja në fytyrë.

-Maska me mjaltë dhe kos për një fytyrë të më të ndriçuar.

-Maska me mjaltë dhe të bardhë veze për të minimizuar poret në lëkurë dhe për të bërë tendosjen e saj.

Për të parë recetat e detajuara të maskave ndiqni videon.

/tvklan.al