Bashkë me verën dhe temperaturat e larta vjen edhe dëshira për të shijuar akullore. Por a duhet ta blemë atë, apo ta përgatisim vetë në shtëpi?
E blera kushton, pastaj duhet edhe të dalësh, ndërkohë që e bëra vetë ka kosto më të ulët dhe mund ta kesh atëherë kur e dëshiron. Dhe pikërisht një recetë akulloreje, blogerja e ushqimit Kristi Janku e ndau sot me të gjithë në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan.
Përmes rubrikës “me duart e Kristit” ajo tregoi përgatitjen e recetës hap pas hapi dhe gjithashtu përbërësit që ju duhen.
Përbërësit janë:
-85 ml lëng portokalli
-280 gr kos grek
-170 gr pjeshkë
Të gjithë përbërësit i përziejmë në një bleder, derisa të formohet një masë homogjene. Më pas këtë masë e hedhim ne një tavë silikoni me forma akulloreje dhe e vendosim në ngrirje derisa akulloret të ngrijnë plotësisht.
/tvklan.al