Përbërësit:
500 gr salcë
250 ml ujë
400 gr spageti
500 gr mish të grirë
2 lugë çaji hudhre të shtypur
2 lugë çaji majdanoz të grirë
2 lujë [aji piper të ku
Kripë
Djathë pice i grirë
Përgatitja:
Hidhni në një tas salcën dhe ujin dhe i përzini. Shtoni spagetin, i përzieni të gjitha dhe hidhini në një tas tjetër. Për përgatitjen e qofteve: Hidhni mishin e grirë, majdanozin, piperin e kuq dhe kripën, në një tas e më pas ngjesheni me duar duke formuar topa të vegjël qoftesh. Pasi i keni bërë topat e qofteve vërini sipër tasit me spageti. Mbështilleni me lëtër alumini dhe futini në furrë për 18-20 minuta, në temperaturën 200 gradë celsius. Pasi ta keni nxjerrë, shtoni përsipër djathë pice të grirë dhe futeni përsëri të piqet për 5-7 minuta./tvklan.al