Fatkeqësisht mosfunksionimi siç duhet i sistemit shëndetësor në vend nuk përbën më çudi. Këtë e konstaton fare lehtë vetëm me denoncimet e herë pas herëshme të vetë qytetarëve, të cilët në të shumtën e rasteve detyrohen të presin për minuta, mos orë të tëra për të marrë shërbimin mjekësor.
Në këtë video të ardhur në redaksinë e
www.tvklan.al
, në rubrikën “Kallëzo” shihet një burrë i cili qëndron i shtrirë në mes të parkut në Korçë.
Ai është pa ndjenja dhe ndihma e parë i ofrohet nga kalimtarët e rastit. Vetë qytetarët shprehen se i sëmuri priti për jo pak, por plot 35 minuta që ambulanca t’i vinte në ndihmë. /tvklan.al