Janë vënë nën kontroll flakët e zjarrit në fshatin Terihat të bashkisë së Dropullit. Gazetarja e Klan News, Dorina Muhaj raporton se tashmë nuk ka më rrezik për banesat në këtë fshat.
Era dhe temperaturat e larta përkeqësuan situatën e zjarreve në Dropull, duke riaktivizuar vatrat e zjarrit të cilat iu afruan banesave. Banorët u evakuuan nga forcat e ushtrisë.
Në terren janë të pranishme forca të shumta të zjarrëfikseve dhe forcat e armatosura të cilët punuan për shuarjen e flakëve. Dhjetëra forca e mjete zjarrëfikëse vijojnë operacionin për shuarjen e vatrave të tjera të zjarrit në Dropull.
Ndërkohë për të monitoruar situatën e zjarreve, ishte edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla./tvklan.al