E ftuar në takimin e grave socialiste me 30 shtator, Vikena Kamenica është shprehur se Veliaj është kryetari transformues i Tiranës. Ajo ka ftuar të gjitha gratë e Shqipërisë që në respekt të vetes, por edhe për shpresën e madhe për të ardhmen, të mbështesin PS më 25 prill.
Nisur nga deklarata e saj dhe marrja pjesë në këtë fushatë elektorale kanë dalë fjalë se Vikena do i futet botës së politikës. Për të sqaruar këto dyshime, këngëtarja në emisionin Rudina në Tv Klan, ka treguar se nuk i dihet se çfarë sjell e ardhmja, pa dhënë një përgjigje të saktë.
Rudina Magjistari: Publiku ka dyshuar se do futesh në politikë. E ke në plan që në të ardhmen të angazhohesh në politikë?
Vikena Kamenica: Jo nuk mund ta them. Është një pyetje që nuk e kam çuar në mend që të bëj një lloj diskutimi. Normalisht që unë jam shumë e sinqertë, ka ardhur një fazë e jetës tënde që ti të jesh e sinqertë me bindjet e tua dhe pse jo të bëhesh pjesë e një zhvillimi. Unë kështu e quaj veten time, në këtë fazë të jetës sime. Pas kaq vitesh eksperiencë dhe karrierë, pse jo të jem pjesë e zhvillimit të vendit tim.
Rudina Magjistari: Pra nuk thua jo?
Vikena Kamenica: Kurrë mos thuaj kurrë. /tvklan.al