Humbja ndaj Ukrainës vulosi një vit kalendarik për tu harruar për kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë zhgënjyen totalisht në Ligën e Kombeve, duke rënë në Divizionin C të kompeticionit. Ecuri që reflektohet edhe në fushën e lojës.
Në 13 ndeshje të luajtura në vitin 2024, skuadra e Sylvinho ka regjistruar bilanc negativ, me 4 fitore dy prej të cilave në miqësoret e muajit mars, 2 barazime, atë në Nëntor ndaj Republikës Çeke dhe Kroacisë në Europianin e Gjermanisë.
Ndërkaq, disfata kundër ukrainasve ishte e shtata dhe ajo më e rënda, pasi na nxori totalisht nga objektivat që kishim në fillim të edicionit të Ligës së Kombeve. Edhe bilanci i golave nuk flet në favorin tonë.
Në 13 ndeshje, skuadra ka shënuar 13 gola, me një mesatare prej një goli për çdo 90 minuta. Mbrojtja ka zhgënjyer me 15 rrjeta të pësuar gjatë 2024, për tu shndërruar në një ekip që gabon shpesh në prapavijë.
Klan News