Viti 2024 ishte më i nxehti në histori. Mesatarja e temperaturave vjetore u rrit për të parën herë me mbi 1.5 Gradë celcius, sipas shërbimit europian për klimën “Copernicus”.
Shkencëtarët kishin deklaruar se viti i kaluar do të regjistronte rekordin dhe tashmë është e konfirmuar. Vitin e kaluar, mesatarja vjetore u rrit me 1.6 Grandë celcius, krahasuar me periudhën para industriale, duke kapërcyer për të parën herë, kufirin e përcaktuar 1 dekadë më parë në samitin e klimës në Paris.
Sipas shkencëtarëve, kjo nuk do të thotë se parimet e marrëveshjes janë shkelur, pasi bëhet fjalë vetëm për një vit, ndërsa limiti është vendosur në terma afatgjatë disa-vjeçarë.
Në vitin 2024, zjarret shkatërruese prekën Brazilin dhe disa vende në rajon, ndërsa pjesë të Sudanit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Spanjës u goditën nga përmbytje të mëdha.
Valët e të nxehtit goditën Evropën dhe Afrikën Perëndimore dhe stuhitë tropikale përfshiu disa pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe Filipineve.
Klan News