Sot jemi zyrtarisht në dimër. 21 Dhjetori shënon ditën më të shkurtër të vitit me natën më të gjatë, e njohur ndryshe si solstici dimëror.
Dielli lindi në orën 7:03 minuta për të perënduar në 16:14 duke numëruar gjithsej 9 orë e 11 minuta ditë, ndërsa nata do të jetë rreth 15 orë e gjatë.
Për ata që jetojnë në Hemisferën e Veriut, kanë jetuar ditën me orët më të shkurtra të dritës ndërsa për ata që jetojnë në Hemisferën e Jugut kanë jetuar ditën me orët më të gjata të dritës.
Por kjo dukuri do të shoqërohet me një tjetër efekt, pasi nga nesër, dita do të nisë t’i marrë natës, duke u zgjatur më shumë të arrijnë ekuinoksin pranveror, kur dita dhe nata do të jenë të barabarta, për të arritur në solsticin veror, ku dita do të jetë më e gjatë se nata.
Tv Klan