“Prej shumë vitesh tashmë është kthyer në traditë që shumë familje shqiptare ta festojnë natën e ndërrimit të viteve jashtë ambienteve të shtëpive të tyre. Nga veriu në jug këtë vit ka prenotime të shumta”, raporton gazetari Maksi Rama.
Korça, Lezha, por dhe pjesa e Alpeve në veri mbeten ndër më të preferuarat për të kaluar ndërrimin e viteve sipas eskpertëve të turizmit.
Arbër Ndreu, ekspert Turizmi: Disa nga destinacionet që mbeten gjithmonë më të frekuentuar në Shqipëri është ai i Korçës. Një pjesë e mirë e hotelerive prenoton pothuajse gati 2 muaj para dhe tani nuk ka më vende. Më pas kemi edhe disa destinacione të tjera një pjesë e mirë e shqiptarëve zgjedhin edhe një pjesë të mirë të lokaleve apo bareve të cilat ndodhen edhe në kryeqytet. Përveç pjesës së Korçës kemi pasur edhe në veri, ku janë Razma kryesisht pjesa e Shkodrës ku një pjesë e mirë e destinacioneve fillojnë nga pjesa e Lezhës e lartë ku frekuentojnë një pjesë të mirë të ketyre bujtinave që çdo vit po rregullohen dhe ka më shumë frekuentues. Edhe Shqiptarët nuk pëlqejnë më të dalin me paketa të shtrenjta jashtë, por e kalojnë brenda vendit.
Megjithatë për shkak të afërsisë dhe çmimeve të përballueshme, shqiptarët zgjedhin ta festojnë Vitin e Ri edhe në disa pika turistike të Rajonit.
Arbër Ndreu, ekspert Turizmi: Më pas kemi edhe disa destinacione të tjera që janë destinacione në rajon. Janë këto paketat dimërore të cilat janë më tepër të frekuentuara. Jepen kryesisht me mëngjesin dhe darkën duke përfshirë edhe natën e ndërrimit të viteve, ajo darka e famshme e vitit të Ri dhe këto janë disa paketa shumë ekonomike që mund të përballohen nga pjesa më e mirë e familjeve shqiptare.
Ekspertët nënvizojnë se janë shtuar shumë edhe të huajt që preferojnë ta festojnë Vitin e Ri në Shqipëri, ku si destinacion kryesor zgjedhin Tiranën.
Klan News