Kostumet, veshja ideale për çdo rast
Që kostumet vishen vetëm nga burrat nuk është më as mentalitet, por që të shndërroheshin në veshjen më të parezistueshme mbase nuk ishte menduar. Yjet e filmit në festivalin e filmit të Venecias treguan se si një veshje mashkullore mund të jetë njëkohësisht shumë femërore, elegante dhe tejet joshëse.
Stilistët e kishin paralajmëruar në koleksionet vjeshtë-dimër 2020 që do të ishte një nga trendet e sezonit. Dominon e zeza si ngjyrë dhe modeli me klasik është ai me xhakete dopio jakë, kurse pantallonat variojnë nga të gjëra të lëshuara me material të butë, tek të ngushta më elastike etj.
Bie në sy ndërkohë kostumi xhaketë me fund, i quajtur ndryshe “power dressing” ose një stil i orentuar për të nxjerrë në pah fuqinë dhe rolin determinant të gruas.
Tv Klan