Vllaznia triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Teutës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Superiore. Shkodranët ia dolën të marrin tre pikët, vetëm në minutat e fundit.

Melos Bajrami zhbllokoi sfidën, me një gol me kokë në fundin e pjesës së parë, për t’i dhënë avantazhin kuqebluve.

Megjithatë në të dytën, Teuta ia doli të barazojë me një supergol të shënuar nga Nasr në minutën e 67-të.

Goli i fitores për Vllazninë u shënua nga Ildi Gruda, në minutën e 89-të, pas një asisti të marrë në zonë nga Balaj.

Me këtë triumf, Vllaznia ngjitet përkohësisht në krye të renditjes me 25 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e gjashtë me 17 pikë. /tvklan.al