Në javën e 21 të Kategorisë Superiore, asnjë nga pesë takimet e luajtura nuk përfundoi në barazim.

I vetmi ekip pritës që fitoi ishte Dinamo, që mposhti në “Elbasan Arena” Elbasanin me rezultatin 3-1. Kjo është e vetmja sfidë ku shënuan të dyja ekipet.

Në 4 përballjet e tjera, rrjetat u realizuan vetëm nga skuadrat mike.

Blutë kaluan një test të vështirë duke mbajtur kryesimin, ashtu si edhe Vllaznia e Partizani.

Të treja ekipet kanë nga 37 pikë pas 21 takimesh.

Në total u shënuan 17 gola në pesë takimet e luajtura në javën e 21.

Vllaznia është skuadra me sulmin më të mirë, 35 gola të shënuar, ndërsa ka Balajn si golashënuesin më të mirë të kampionatit me 13 rrjeta.

Ndjek Dinamo me 34 gola, ku Zabërgja ka 10, e Mandela 9.

Ekipi me mbrojtjen më të mirë është Partizani me 16 gola të pësuar, ndjekur nga Egnatia me 17.

Skënderbeu i vendit të fundit ka ofensivën më të dobët me 17 gola, sa edhe Laçi, si edhe mbrojtjen me performanvën më negative me 31 gola të pësuar.

Klan News