Dritat në pemën festive në qendër të qytetit janë ndezur mbrëmjen e sotme.

Ka qenë vetë i pranishëm kryebashkiaku, Ermal Dredha i cili pas një numërimi mbrapsht ka ndezur dritat e pemës.

Kjo mbrëmje përcolli shumë emocion edhe tek qytetarët e Vlorës të pranishëm në këtë festë.

Ka përfunduar tashmë dekorimi i të gjithë qytetit në kuadër të festave të fundvitit me dritat që do të na shoqërojnë gjatë gjithë këtij muaji festimesh.

Tv Klan