Zëri i Amerikës thotë se nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasilit, i është refuzuar viza nga Ambasada Amerikane. Këtë e bëri të ditur gjatë një interviste me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, të cilën e pyeti në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse kishte dijeni për këtë fakt.
*Intervista në minutën e 16:36
Zëri i Amerikës nuk dha detaje për arsyet përse ky vendim është marrë, sipas burimeve të saj, por theksoi se Ambasada Amerikane në Tiranë u ka refuzuar vizën rreth 170 zyrtarëve shqiptarë, si masë ndëshkimore ndaj zyrtarëve të korruptuar.
Tv Klan