Millosheviç ndodhet në Servbi në afërsi të Beogradit. Ai është takuar sot me ministrin e jashtëm rus Ivanov. Ky lajm u ka dhënë fund hamendjeve mbi vendndodhjen e njeriut që humbi zgjedhjet presidenciale të 24 shtatorit. Rusia ka njohur udhëheqësin e opozitës serbe Koshtuna si presindetin e ardhshëm të Jugosllavisë. Ka qenë ky qëndrimi i politikës dhe diplomacisë së Moskës vetëm 24 orë pas protestave të mbi 500 mijë opozitarëve dhe ndryshimeve revolucionare në Jugosllavi.

Ministri i Jashtëm Rus gjatë vizitës në Serbi e përgëzoi zotin Koshtunica për fitoren në zgjedhje kur ata u takuan në një zyrë që më parë përdorej nga Millosheviç. Ky qendrim u mirëprit dhe nga Sekretarja e Shtetit Ollbrajt si një lajm shumë i mirë. Mjaft politikanë dhe media perëndimore kanë filluar ta quajnë Koshtunicën president./tvklan.al