Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Pallati i sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, ka përjetuar sot pasdite një finale volejbolli, që të sjell nëpër mend të kaluarën e largët, kur gumëzhinin ambientet sportive të vendit tonë. Studenti dhe Dinamo, dy skuadrat tona më të mira në volejboll për meshkuj, duke pasur në përbërjen e tyre dhe lojtarë të huaj, u dhuruan sportdashësve të shumtë, një spektakël dhe garë të vërtetë sportive.

Skuadra universitare e drejtuar nga i mirënjohuri Ylli Tomorri, fitoi 3-2 me Dinamon e Adrian Doçit. Seti i parë u fitua nga Studenti, 25-16, i dyti 25-17 për Dinamon, seti i tretë 25-19 për Studentin dhe seti i katërt po 25-19 për Dinamon. Në setin final skuadra e Studentit fitoi 15-12 dhe kështu u bë fituese e Kupës së Republikës për sezonin 2000-2001./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Grillo