Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të nisë me vizitën në Tiranë të mërkurën e ardhshme turin e saj në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Axhenda e saj parashikon që më 23 Tetor të takohet me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe të marrë pjesë edhe në përurimin e Kampusit të Kolegjit Europian në Tiranë.

Turi ka për qëllim të shprehë përkushtimin e institucionit që ajo drejton për afrimin e rajonit drejt Bashkimit Europian. Pjesë e turit është edhe Prishtina, ku ajo do të udhëtojë më 26 Tetor për t’u takuar me Kryeministrin Albin Kurti e me Presidenten Vjosa Osmani.

Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, si kusht për afrimin e dy vendeve me BE-në është kryetemë diskutimesh, jo vetëm në Prishtinë por edhe në takimin me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd më 25 Tetor. Gjatë këtij turi, fon der Lajen do të vizitojë edhe Shkupin, Podgoricën dhe Sarajevën.  

Disa ditë këtij turi, kur të nisë nga puna edhe kabineti i dytë i saj, Komisioni Europian do të miratojë paketën vjetore të zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet e përfshira në këtë proces. BE ka akorduar 6 miliardë Euro ndihmë financiare që rajoni të përafrojë kushtet e jetesës me unionin.

Tv Klan