Tre ndeshjet e Kategorisë së Parë për javën e 16-të nuk prodhuan surpriza. Vora triumfoi pastër në shtëpi ndaj Korabit, me rezultatin 3-0.
Fitore pa shumë vuajtje për skuadrën e Bellait, që vazhdon e qetë në krye me 40 pikë, 5 pikë më shumë se ndjekësit e Besës dhe Flamurtarit, të cilët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Sukses të rëndësishëm mori edhe Burrelit, që mposhti 3-1 me përmbysje skuadrën e Kastriotit. Matjanët renditen në vendin e katërt me 27 pikë, ndërsa krutanët mbajnë vendin e pestë me 27 pikë.
Sfida tjetër Kukësi-Valbona, u mbyll në barazim 1-1, me vendasit që shmangën humbjen me një gol në minutën e 97-të. /tvklan.al