KQZ: Shkak, koha e paktë deri në zgjedhje
Projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik për zgjedhjet e 25 Prillit do të zbatohet vetëm në një ZAZ në Bashkinë e Tiranës.
Vendimi është marrë ditën e sotme nga Komisioni Rregullator në KQZ dhe në të përcaktohet se zbatimi i projektit pilot do bëhet në atë njësi administrative të Bashkisë së Tiranës e cila ka në juridiksionin territorial të saj jo më shumë se 55 qendra votimi.
Komisioneri Ilirjan Celibashi bëri të ditur se nga komunikimet e zhvilluara me forcat politike, për shkak të kohës së shkurtër deri në zgjedhje, u arrit në përfundimin që për zgjedhjet e ardhshme procesi i pilotimit të votimit dhe numërimit elektronik të bëhet në vetëm një njësi administrative të Bashkisë së Tiranës.
Tv Klan