Partia Demokratike kërkon që projekti pilot për të provuar votimin dhe numërimin elektronik për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 të zhvillohet në qarqet Fier dhe Korçë. Shkresa i është përcjellë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.
“Mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 Prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë, ju bëjmë me dije se opinioni i Partisë Demokratike është që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik të realizohet qarqet Fier dhe Korçë”, thuhet në shkresën e PD dërguar KQZ-së.
Ndërsa partia “Bindja Demokratike” e Astrit Patozit, kërkon që projekti pilot për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje të kryhet në Tiranë. /tvklan.al