Gjykata e Elbasanit dha dënimin për 4 adoleshentët të cilët vranë bashkëmoshatarin e tyre Fatjon Bici, ngjarje e ndodhur në Gramsh në Maj të vitit 2023.

Ergi Karaj u dënua me 12 vite burg për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese, 10 vite burg për veprën penale plagosje dhe 10 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe 5.5 vite për armëmbajtje pa leje.

Në total ai u dënua me 27 vite burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, u dënua përfundimisht me 18 vite burg.

Orgito Çarçiu u dënua për katër vepra penale me 21 vite burg dhe në gjykim të shkurtuar ai do të vuajë 14 vite burg.

Xhonatan Çekrezi u dënua nga gjykata për 4 vepra penale me 12 vite burg, në gjykim të shkurtuar 8 vite.

Ndërsa Stiven Murati u dënua nga gjykata me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

/tvklan.al