4 adoleshentë u dërguan të pandehur në Gjykatën e Tiranës për vrasje me dashje të 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, ngjarje e regjistruar mbrëmjen e 31 Marsit të këtij viti.
Prokuroria tha në një njoftim zyrtar se 4 të rinjtë, rreth orës 20:45 në zonën e Shkozës kanë parë duke lëvizur me mjetin tip ‘Audi’ viktimën Aurelio Dervishi, me miqtë e tij.
Në prani të tyre ishte edhe një vajzë që dyshohet se kishte pasur lidhje më parë me një nga bashkëpunëtorët në vrasje, konkretisht shtetasin Frensis Shehu, 20 vjeç.
Dëshmitë e marra nga hetuesit treguan se për shkak të xhelozisë dhe duke menduar se po qeshnin me këtë të fundit, ai i ndoqi me makinë duke u prerë rrugën.
Në grindje e sipër, 20-vjeçari i ka kërkuar nga shoku i tij të nxjerrë thikën dhe të qëllojë viktimën. Ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë janë rrahur me grushte me viktimën dhe shokët e tij.
Tv Klan