Gjykata e Apelit në Tiranë la të pandryshuar vendimin që mbylli pa afat në qeli 14-vjeçarin, i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij në 18 Nëntor pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.
I mituri do të presë hetimin dhe gjykimin për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese dhe mbajtje dhe prodhim i armëve të ftohta në paraburgimin e Kavajës.
Nëpërmjet avokatit, 14-vjeçari kërkoi lirinë me argumentet e moshës, mungesën e dashjes së pasojës në ngjarjen e rëndë dhe gjendjen shëndetësore jo të mirë. Por Apeli vlerësoi njësoj si Shkalla e Parë, duke vendosur të lërë në fuqi vendimin e saj.
Nga ana tjetër, aktivistët thirrën të mërkurën protestën e radhës për vrasjen e të 14-vjeçarit, ku kërkojnë të mbahet përgjegjësi nga instirtucionet arsimore për çfarë ndodhi në 18 Nëntor.
Në të njëjtën linjë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe dorëheqje, prindërit e të miturit që mbeti i vrarë i janë drejtuar me një letër ambasadës së SHBA në Tiranë dhe institucioneve të tjera, ku gjithashtu kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.
Tv Klan