Është ekstraduar nga Italia në vendin tonë Agron Tufa, i dënuar me 30 vite burg për vrasje. 52 vjeçari u arrestua në Bari në janar të këtij viti falë shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe asaj italiane.
Për Tufën, Gjykata e Krujës ka caktuar në vitin 2021, 30 vite burg pasi në vitin 2018, në bashkëpunim me një person tjetër, të identifikuar si Hysni Rama, kanë vrarë 34 vjeçarin, Kevin Hysa nga Gjormi i Kurbinit. Krimi ndodhi në një parcel më kanabis.
Pasi e ekzekutuan, trupin e viktimës e dogjën dhe më pas e groposën në afërsi të varrezave të fshatit Shelqet të Krujës. Hysa ishte në atë kohë në kërkim nga policia si i dyshuar për një vrasje të ndodhur në Sarandë. Ishin familjarët e tij që shkuan në polici dhe denoncuan humbjen e të riut. Shkak për këtë krim dyshohet se u bë konflikti për pazaret e drogës.
Agron Tufa do të vuajë dënimin në Shqipëri ndërsa bashkëpunëtori i tij, Hysni Rama është arrestuar me herët dhe është dënuar me 20 vite burg.
Klan News