Policia italiane në Trieste ka bërë të mundur ekstradimin e një të riu shqiptar, të cilin e kërkonte prej 4 vitesh. Aleksandër Hodaj u kap në Austri në Nëntor gjatë operacionit “Vrima”. Ai ishte pajisur me pasaportë me gjeneralitete false.
Ndaj tij, Gjykata e Barit ka vendosur arrest me burg prej 4 vitesh e 4 muajsh si pasojë e një hetimi në vitin 2015. Atë kohë, autoritetet italiane bënë të mundur shkatërrimin e një organizate që merrej me trafikun e heroinës.
Droga sigurohej në Shqipëri. Gjithsej policia arriti të sekuestronte 13 kilogramë heroinë dhe vuri në pranga gjithsej 20 persona. /tvklan.al