Guardia di Finanza e Torinos ka sekuestruar 80 kilogramë kokaine të pastër dhe ka arrestuar një 52-vjeçar shqiptar si zotërues të saj.
Droga u gjet e fshehur në pjesë të posaçme të dy makinave në pronësi të shqiptarit dhe ajo ishte e ndarë në 74 pako të veçanta.
Gjithashtu policia gjatë kontrollit në banesën e 52-vjeçarit gjeti edhe rreth 35 mijë euro.
Sipas hetuesve, kokaina ishte e destinuar për shitje në rajonet e Italisë veriore, kryesisht në Piemonte dhe Lombardi dhe nëse do të hidhej në tregun me pakicë mund të gjeneronte të paktën 8 milionë euro.
Tv Klan