Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në fillim të Shtatorit do të vizitojë serbët e Kosovës për të biseduar për zgjidhjen. Tani do të vijë me idenë e tij për ndarjen. Në mesin e serbëve ka patur shumë kundërshtar të kësaj ideje.
Por, duket se fuqishëm kreu serb shkon drejt saj. Maja Bjellosh, analiste për Kosovën, thotë se kjo nuk është ide e re. Shumica e serbëve mendojnë se kjo është zgjidhja më e mirë. Politika nuk fliste hapur për të.
“Serbia do ta njoh Kosovën edhe nëse nuk do të vijë deri tek ndarja. Ekziston mesazhi nga bashkësia ndërkombëtare për njohjen e realitetit. Që nga viti 1999 ekziston ideja për njohjen e Kosovës në kufijtë ekzistues. Nga marrëveshja e Kumanovës, tërheqja e forcave, dakordësia për punën e EULEX-it dhe marrëveshja e Brukselit kanë qenë njohje indirekte. Nuk duhet pritur një njoftim për shtyp për këtë”.
Bjellosh thotë se plani megjithatë nuk është konkret pasi duhet të jetë më i saktë. Një nga pyetjet që shtrohen është ndikimi i një vendimi të tillë.
“Kjo sigurisht që do t’i leverdiste Presidentit të serbëve të Bosnjes, Millorad Dodik, pasi do të hapte mundësinë e bashkimit të serbëve me Serbinë. Por ekziston një porosi nga bashkësia ndërkombëtare për respektimin e integritetit territorial të vendeve të Ballkanit”.
Ideja e ndarjes pati kundërshtime ndërkombëtare fillimisht. Por, edhe progres si e tillë pas takimeve të para. Gjithsesi, enigmë ende është se si do të dukej ajo.
Tv Klan