Shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Në qendër të takimeve ka qenë çështja e normalizimit të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve. Shefja e re e diplomacisë evropiane Maja Kallas ka kërkuar që autorët e sulmit në Zubin Patok të dalin para drejtësisë.
Maja Kallas, shefja për politikën e jashtme në BE: E vetmja rrugë drejt anëtarësimit në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit. Mirëprita gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar pas sulmit të fundit terrorist. Autorët duhet të përballen me drejtësinë.
Kryeministri Kurti kërkoi nga drejtuesit e rinj të Bashkimit Europian që të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Serbinë.
Teksa e ka njohur Kallas me hetimet lidhur me sulmin e fundit në Zubin Potok, Kurti ai tha se janë gjetur shumë elementë ruse. Ndërsa Vuçiç tha se kishte patur një bisedë të vëshirë me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian.
Në Instagram ai shkruajti se zonja Kallas foli për domosdoshmërinë e dialogut me Kosovën, zgjidhjen e rastit të Banjskës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Më herët Vuçiç u shpreh i gatshëm për të arrestuar autorin nëse ai është nga Serbia.
Klan News