“Nuk do të pranojmë kurrë copëtimin e Serbisë”

Është mbushur një çerek shekulli që kur avionët e NATO-s nisën bombërdimet në ish-Jugosllavi, një vendim i marrë nga Presidenti amerikan i kohës Bill Clinton, fushatë që i hapi rrugën fundit të luftës serbe dhe Pavarësisë së Kosovës.

Në përvjetorin e 25-të të nisjes së bombardimeve, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç solli edhe një herë vëmendje, qëndrimin e vendit të tij për të mos e njohur kurrë Pavarësinë e Kosovës dhe për të mos u anëtarësuar kurrë në NATO.

“NATO kërkonte të shkatërronte atdheun tonë Serbinë dhe ta shpërbënte, por dështoi. Kanë kaluar 25 vite dhe ne mbetemi të pathyeshëm. Nuk do të pranojmë copëtimin e Serbisë”.

Deklaratat, Vuçiç i bëri në një aktivitet përkujtimor në Prokupje në përkujtim të më shumë se 1 mijë të vrarëve serbë nga bombardimet që zgjatën 78 ditë.

Tv Klan