Donald Trump siguroi presidencën e ShBA-së të mërkurën dhe rikthehet në Shtëpinë e Bardhë katër vjet pasi humbi përballë Joe Biden. Kësaj here dhjetëra miliona votues përqafuan një vizion udhëheqës që mund të vërë në provë institucionet demokratike brenda vendit dhe marrëdhëniet me jashtë.
Fitorja e Trumpit erdhi pasi siguroi mbështetjen në shtetin e lëkundur të Wisconsin që e shtyu mbi 270 vota elektorale të nevojshme për të fituar presidencën. Deri në pasditen e së mërkurës ai siguroi 294 vota elektorale kundrejt 223 të Harris-it. Ai gjithashtu udhëhoqi rezultatin me mbi pesë milionë vota në nivel këmbëtar.
Vendasit në Madison, Wisconsin duan të kuptojnë më shumë për fitoren e Donald Trumpit. Madisoni është i njohur për vlerat e tij progresive dhe opinionet e ndryshme politike.
“Ky vend është më shumë konservator nga sa menduan shumë të tjerë, dhe për momentin nuk di si ta shpjegoj. Kjo tregon se si amerikanët duhet të jetojnë në këtë vend, nuk lidhet vetëm me zgjedhjet.”
“Donald Trumpi është aty ku Amerika është tani dhe si një votues relativisht i ri dhe si qytetar amerikan, kjo më trishton thellë”.
Për shumë të tjera vota e tyre për Trumpin ishte një votë proteste. Këtë e tregojnë edhe sondazhet e shumta, sipas të cilave mbi 70% e amerikanëve janë të pakënaqur me drejtimin që ka marrë vendi.
Republikanët fituan shumicën në Senat, por për momentin asnjëra nga palët nuk ka avantazh të qartë në Dhomën e Përfaqësuesve, ku republikanët aktualisht ruajnë një shumicë të ngushtë.
Vlerësohet gjerësisht se fitorja e Trumpit do të ketë ndikime të mëdha për tregtinë e ShBA-së dhe politikat e ndryshimeve klimatike, luftën në Ukrainë, taksat e amerikanëve dhe emigracionin.
Klan News