Milani mund të ndryshojë trajnerin, pas oshilacioneve të shumta të treguara këtë sezon. Paulo Fonseca rrezikon shkarkimin, për shkak të mungesës së rezultateve. Tekniku portugez nuk ka bindur drejtuesit, pavarësisht kohës së gjatë në stolin e kuqezinjve.

Në këtë situatë, drejtuesit kanë nisur të shikojnë për alternativa të tjera dhe në skenë ka dalë emri i Xavi Hernandez. Sipas asaj që raportohet nga “El Nacional”, ish-trajneri i Barcelonës është në bisedime të avancuara për të marrë drejtimin e Milanit.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nëse do të shkarkohet Fonseca, apo do i besohet portugezit të paktën deri në fund të sezonit.

Më herët për stolin e Milanit, janë përfolur edhe emra si Roberto Mancini, Maurizio Sarri dhe Massimiliano Allegri. /tvklan.al