Gazment Bardhi ka përshëndetur Komisionin e Venecias lidhur me opinionin në lidhje me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, pasi thotë se konfirmon që qëndrimi i mazhorancës ishte puç kushtetues ndaj shtetit ligjor.

“Përshëndes me mirënjohje Komisionin e Venecias për opinionin profesional që konfirmon edhe njëherë që qëndrimi i mazhorancës ishte puç kushtetues ndaj shtetit ligjor.”

Kreu i grupit të PD-së, shton se Komisioni i Venecias konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës, duke ritheksuar se nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare.”

Bardhi shkruan se Komisioni i Venecias i ka dhënë shuplakën më të madhe gjatë këtyre 34 viteve një mazhorance, duke konfirmuar se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me votë politike është i paprecendentë.


Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:


Opinioni i Komisionit të Venecias i përmbledhur:

Sipas Venecias, Parlamenti nuk detyrohet të votojë në një mënyrë të caktuar, por është i kufizuar të votojë vetëm për çështjet që hyjnë në kompetencën e tij.

Me tej, thuhet se kur aktgjykimi i një Gjykate Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizim i fuqisë vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të miratojë atë.

Venecia thekson se pajtueshmëria e të gjitha autoriteteve me vendimet e Gjykatës Kushtetuese është bazuar në parimin e besnikërisë kushtetuese si element i shtetit të së drejtës.


/tvklan.al