Një shfaqje që rizgjon raportet me të shkuarën

E përzgjedhur që në 2017-ën dhe e parashikuar për të qenë shfaqja hapëse në fundin e Shtatorit, “Xhelatët” e Martin McDonagh mbyllën provën e tavolinës. Regjisori Qëndrim Rijani dhe ekipi i tij shfrytëzuan çdo orë të ditëve në dispozicion për përgatitjen e veprës.

15 aktorët e përzgjedhur tregojnë historinë e dënimeve me varje në Mbretërinë e Bashkuar të 1963- it përmes historisë së Harry Wade, xhelatit të dytë më të famshëm në vend.

Harry Wade shqiptar do të jetë Lulzim Zeqja. Si duhet ta lexojë publiku shqiptar “Xhelatët”, në raport me të shkuarën! Po, me të tashmen?

Tv Klan