Vrasja e një 14-vjeçari pranë shkollës së tij trondit opinionin publik. Pas 1 jave nga vrasja, policia ende nuk ka një motiv të qartë për ngjarjen.

Zyrtari i policisë, Erjon Ismaili, sqaroi se për të mësuar më shumë mbi motivin janë pyetur edhe drejtoresha, oficeri i sigurisë, mësuesit kujdestarë dhe personat e përfshirë në ngjarje.

Por ata nuk japin një motiv të qartë se pse ka filluar zënka mes tyre. Megjithatë Ismaili tha se grupi hetimor ka bindjen se shkak i ngjarjes lidhet vetëm me xhelozitë e moshës mes fëmijëve.

“Për ta sqaruar këtë pjesë, ne lidhje me motivin e ngjarjes kemi pyetur edhe drejtoreshën, edhe oficerin e sigurisë dhe mësuesit kujdestarë. Lidhur për të nxjerrë këtë, nga deklarimet e administruara deri më tani nga ata nuk na del që të kemi një konflikt midis të ndjerit dhe autorit të dyshuar. Dhe personat e përfshirë në ngjarjen e datës 18 nuk japin një motiv të qartë se pse ka filluar zënka midis tyre, por në një trajtë lidhur edhe me bindjen e grupit hetimor kemi të bëjmë me një xhelozi moshe, fëmijësh dhe nuk është se ka ndonjë motiv që mund të lidhet me ndonjë arsye tjetër përveç xhelozive të moshës”, tha zyrtari i policisë në emisionin “Opinion” në Tv Klan./tvklan.al