SPAK ka lëshuar 21 masa sigurie, ndër to 18 “arrest me burg”. Sonte në studion e “Opinion”, gazetari Eni Ferhati lexoi emrat e secilit prej personave nën hetim, ku përfshihen një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar dhe dy gazetarë.

Bëhet fjalë për:Suel Çela, një prej emrave më të përfolur, që pati konflikt me ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit (nuk është ekzekutuar masa e arrestit në burg, dyshohet se fshihet jashtë Shqipërisë).

Mario Çela (vëllai i Suel Çelës), është arrestuar para disa muajsh në Itali.

-Xhino Roka

-Klaus Matishi

-Sergei Hasanpapaj

-Bruno Hazizolli

-Ledio Zabeli

-Marsel Roka

-Aldo Xhika

-Prek Kodra

-Fuat Vergjolli

-Metin Mehja

-Renato Hasani

-Skënder Sufaj

-Artan Hoxha

-Elton Qyno

Pajtime Fetahu (ish-gjyqtarja e Elbasanit, e cila aktualisht ka masën e arrestit në shtëpi pasi u ekspozua në dosjen e grupit kriminal Çopja)

-Dedan Gjoni (ish-oficer policie, i skeduar më herët në dy dosje)

-Marsel Shega, i njohur ndryshe si Bujar Shega (biznesmen)

-Hajdar Lala

-Blerina Beqiri (avokate)

Sipas Ferhatit, nga 18 masat e “arrestit me burg” janë ekzekutuar 10 prej tyre, brenda dhe jashtë vendit.  Sa i takon dy gazetarëve, ai theksoi se nesër SPAK do komunikojë akuzat ndaj tyre, për Qynon ajo e “korrupsionit pasiv në sektorin privat e kryer më shumë se një herë” dhe për Hoxhën e “korrupsionit në kuadër të organizatës kriminale”.

/tvklan.al