Aktorja e Euphoria, Hunter Schafer ka deklaruar se nuk dëshiron më të luajë role transgjinore.
Ylli 25-vjeçar transgjinor fitoi famë duke luajtur një personazh trans, Jules Vaughn, në dramën e famshme të HBO-së. Megjithatë, Schafer tha se ndjen që mund të shkojë më tej si aktore dhe të vazhdojë përpara në karrierën e saj.
“Kam punuar kaq shumë për të arritur këtu ku jam, duke kaluar këto faza vërtet të vështira në tranzicionin tim, dhe tani dua vetëm të jem vajzë dhe më në fund të vazhdoj përpara.”
Në një prononcim për revistën “GQ”, Schafer tha se të qenit e njohur thjesht si “aktore trans” nuk është e këndshme për atë që ajo do të arrijë.
“Më janë ofruar shumë role trans dhe thjesht nuk dua ta bëj. Nuk dua të flas për këtë. Unë e di me të vërtetë që jam një nga njerëzit trans më të famshëm në media për momentin, dhe ndjej një ndjenjë përgjegjësie.”
Schafer luajti së bashku me Zendaya, Jacob Elordi dhe Sydney Sweeney në dramën e fituese të çmimit “Emmy” – “Euphoria”, e cila do të rikthehet për një sezon të tretë./tvklan.al