Videots Shorts në Youtube do të jenë pak më të gjata. Prej 15 tetorit, platforma do të rrisë limitin nga 1 minutë në 3. Përditësimi i ri do të funksionojë për çdo video Shorts që ka përmasa katrore ose së gjati dhe nuk do të ndikojë videot që do të postohen përpara kësaj date.

Konkurrenti më i madh i videove Shorts të Youtube, TikTok ka rreth dy vite që i lejon përdoruesit të postojnë video 10-minutëshe.

Veç kësaj, Youtube ka planifikuar disa risi përfshirë një përmbledhje të komenteve në faqen kryesore të Short.

Platforma do të lejojë edhe marrjen e pjesëve të shkurtra nga Youtube përmes kamerës së Shorts për të krijuar video të reja. Deri më tani Youtube ka lejuar marrjen e audios, përdorimin e videos si sfond dhe prerjen e  një segmenti për ta përdorur në video Shorts ose vendosjen paralele të origjinales me të renë.

Por nëse videot Shorts nuk ju tërheqin, do të jetë më e lehtë për t’i shmangur. Youtube do të prezantojë një opsion për të parë më pak video Shorts. Këtë mund ta zgjidhni duke klikuar tri pikat në cepin e sipërm të djathtë, edhe pse Youtube njofton se do të zgjasë vetëm përkohësisht./tvklan.al