Zoran Zaev dorëzon sot në kuvendin e Maqedonisë së Veriut dorëheqjen nga detyra e kryeministrit. Më herët ai u largua edhe nga posti i kryetarit të LSDM duke i hapur rrugën zgjedhjeve brenda partisë.

Zaev e mori këtë vendim pas humbjes së zgjedhjeve lokale ku partia e tij LSDM nuk arriti të fitonte as Shkupin. Menjëherë pas daljes së rezultateve, ai njoftoi përmes një konference për shtyp se do të largohej nga çdo funksion politik.

Zoran Zaev në muajin Nëntor shtyu dorëheqjen nga posti i kryeministrit me argumentin se vendi ishte në një krizë politike. Tani drejtimin e LSDM e ka marrë Dimitar Kovaçevski i cili është emri më i përfolur si pasues i Zaev në postin e kryeministrit.

Klan News