Në kuadër të operacionit policor të koduar “Rulot” janë zbardhur dhe dokumentuar 6 raste vjedhjesh të kryera në Dukat, Radhimë dhe Orikum. Për ngjarjen, janë vënë në pranga 2 autorët e dyshuar. Konkretisht:

-J. S, 26 vjeç, banues në Orikum;

-G. G., 38 vjeç, banues në Dukat.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ata, më datë 14.12.2024, në fshatin Dukat, kanë vjedhur një shumë prej 700 euro dhe 25,000 lekë në banesën e shtetases R. I, si dhe një rulot (camper) në pronësi të shtetasit A. C, i cili u gjet dhe u sekuestrua gjatë kontrollit të banesës së shtetasit G. G.

Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se ata dyshohen si autorë të 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 3 muajve te fundit, konkretisht: Vjedhje të disa koshereve të bletëve në Radhimë dhe Llogara dhe vjedhje të disa bagëtive në Radhimë dhe Orikum.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al