Socialistët kanë depozituar tashmë në Kuvend projektligjin për faljen e gjobave ku përfshihen jo vetëm ato për ndërtimet pa leje në zonat rurale të vendosura nga inspektoratet e mbrojtjes së territorit.
Partia në pushtet ka përfshirë edhe anulimin e të gjitha gjobave të vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.
Kjo falje përfshin anullimin e masave administrative të paekzekutuara, të vendosura nga këto organe nga data 1 Janar 2015 deri në 30 Nëntor 2024.
Projektligji parashikon edhe faljen e të gjitha gjobave që janë vendosur ndaj individëve dhe subjekteve në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës Covid-19 gjatë periudhës së pandemisë.
Klan News